Tirane, ofroj vend pune Teknik Elektrik
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të BALFIN Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.
Pozicioni: Teknik Elektrik
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendodhja: TEG
Përshkrim i Pozicionit të Punës
Tekniku Elektrik në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjëndjen teknike të sistemeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Preferohet shkollë profesionale ose kurse profesionale për Teknike Elektrike.
Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV në adresën e-mail: hr@acrem.al, duke cilësuar në SUBJECT: "Aplikim Teknik Elektrik"
Afati i dorëzimit: deri në dt. 15.08.2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Është përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë panelet kryesore të tensionit të ulët dhe të mesëm,
- Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
- Kontrollon nivelin e naftës në gjenerator dhe bën rimbushjen e tij nëse është e nevojshme.
- Inspekton dhomën e paisjeve elektrike/elektronike dhe panelet për ndonjë anomali
- Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre.
- Është përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësore të shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
- Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
- Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler/hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
- Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
- Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike/elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e Departamentit të Mirëmbajtjes Tekinike dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
- Drejton sistemin e ndezjes/fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar.
- Kontrollon aparaturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & Timer.
Kërkesat e pozicionit të punës:
- Edukimi:
- Preferohet shkollë profesionale ose kurse profesionale për Teknike Elektrike.
- Eksperiencat e punës:
- Mbi 3 vite punë në të njëjtin profil
- Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Apply