• Tirane, ofroj vend pune Technical Support Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. IT Adminsitrim Rrjeti
Eksperienca
vetem me eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Infrastruktures IT dhe Telekomunikacionit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Technical Support Specialist

Përshkrimi i Pozicionit

Technical Support Specialist në Njësinë e Hardware dhe Telekomunikacionit shërben si linja e dytë e mbështetjes për të gjithë stafin e bankës. Ky rol përfshin trajtimin e tiketave të kërkesave dhe incidenteve që kërkojnë ndërhyrje të specializuar, duke siguruar zgjidhje profesionale dhe në kohë. Në rastet ku çështjet kërkojnë ekspertizë më të thelluar, ai/ajo koordinon dhe eskalon problemet tek ekipet e tjera të njësisë apo departamentit.

Ky pozicion mbulon trajtimin e kërkesave të reja, raportet, rrjetin, pajisjet hardware, sistemet dhe shërbimet, duke garantuar një rrjedhë efikase të informacionit për zgjidhjen e problemeve. Gjithashtu, Specialisti kryen monitorimin e SLA-ve me palët e treta për shërbimet IT dhe ndjek përmbushjen e tyre. Një tjetër detyrë kyçe është monitorimi i Infrastrukturës IT dhe Telekomunikacionit, duke realizuar njoftimet dhe ndjekjet e nevojshme sipas procedurave të përcaktuara.

Detyrat Kryesore

✔ Mbështetje teknike për përdoruesit fundorë
✔ Menaxhim dhe konfigurim i infrastrukturës IT
✔ Monitorim i SLA dhe eskalim i çështjeve të ndërlikuara
✔ Dokumentim dhe përmirësim i proceseve IT
✔ Pjesëmarrje në projekte dhe zbatimin e teknologjive të reja

Kualifikimet e Kërkuara

📌 Edukimi & Eksperienca

✔ Diplomë në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
✔ Minimumi 4 vite eksperiencë në IT Helpdesk ose mbështetje teknike

📌 Aftësi Kryesore

✔ Njohuri në sisteme operative (Windows, macOS, Linux)
✔ Eksperiencë me rrjetet kompjuterike, hardware dhe zgjidhjen e problemeve
✔ Përvojë me sistemet e tiketave/biletave të helpdesk
✔ Aftësi të mira në komunikim dhe shërbimin ndaj klientit
✔ Certifikime si CompTIA A+, ITIL, Microsoft Certified, CCNA (plus)

Çfarë Ofrojmë?

✅ Ambient dinamik dhe sfidues në sektorin bankar
✅ Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime IT
✅ Punë me teknologji të avancuara dhe sisteme komplekse
✅ Paketë konkurruese përfitimesh dhe sigurimesh
✅ Karrierë afatgjatë dhe stabilitet

📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në humanresources@unionbank.al 🚀 deri ne dt.20 Shkurt 2025.
 


Apply WhatsApp
Back
Top