• Tirane, ofroj vend pune Supervizor/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Agna Group po kërkon të punësojë kandidatë për departamentin e shitjeve Spirit&Wines, të cilët janë të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut,
që kanë aftësi shumë të mira planifikimi, organizimi, drejtimi dhe motivimi për forcën shitëse, në pozicionin:

Supervizor/e

Detyrat kryesore:
  • Drejton dhe koordinon te gjitha aktivitetet e zonës me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë të miratuara;
  • Monitoron dhe ndihmon në realizimin e objektivave në terma të xhiros, sasisë, kodeve dhe merchandising;
  • Supervizon veprimtarinë e përditshme dhe ndjekjen e rout-it;
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët në lidhje me problematikat që mund të shfaqen gjatë ditës;
  • Propozon oferta të ndryshme në lidhje me produktet;
  • Analizon konkurentët dhe propozon ide të reja;
  • Koordinon aktivitete të ndryshme me departamentin e Marketingut;
  • Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Njohuri shumë të mira të paketës office (Excel, Power Point, Word, Outlook)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (preferohet çertifikata IELTS, TOEFL, TOEIC)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe menaxhuese
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B)
Dërgoni CV tuaj në hr@agnagroup.com
 


Apply
Back
Top