• Tirane, ofroj vend pune STRUCTURAL ENGINEER (BIM)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Dimension HR për një studio inxhinierike italiane që ofron shërbime konsulence në Itali dhe Europë për dizenjimin dhe implementimin e modeleve BIM, po kërkon të rekrutojë:

STRUCTURAL ENGINEER (BIM)

Level: Mesatar/Senior



DETYRAT E POZICIONIT


  • Menaxhimi dhe koordinimi i projekteve multidisiplinare, të hartuara me metodologjinë BIM, sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë,
  • Sigurimi i standardizimit të metodologjisë BIM në të gjithë kompaninë në të gjitha proceset dhe fazat e zbatimit të projektit;
  • Verifikimi i zbatimit korrekt të modelit dhe rregullave të përgjithshme të vendosura sipas kërkesave te klientit
  • Dizajn i integruar në BIM Revit
  • Kryen kontrolle të ndërhyrjeve në model.
  • Kryeni kontrolle të mospërputhjes te modeleve sipas disiplinave te ndryshme.
  • Hartimi i dokumentacionit të tenderit


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diploma Universitare në Inxhinieri Ndërtimi (profili Strukturist).
Eksperienca: Preferohet të ketë 2 vite eksperiencë pune në inxhinieri ndërtimi. Eksperienca në industrinë e dizenjimit përbën avantazh.


Aftësi:

  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programit BIM Revit (3D modeling)
  • I aftë për të punuar në grup;
  • Aftesi shume te mira komunikimi në gjuhën italiane


Cfarë klienti ofron:



  • Bashkëpunim me klientë ndërkombëtare
  • Përvojë në projekte të mëdha ndërkombëtare
  • Projekte interesante në fusha të ndryshme: ndërtesa industriale, ndërtesa tregtare, shkencore dhe projekte teknologjike etj
  • Trajnim i vazhdueshëm për zhvillim personal
  • Paketë shumë e mirë financiare


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]me subjekt « Structural Engineer (BIM)»
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top