Tirane, ofroj vend pune Store Area Manager/Mercato
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-

Menaxher Zonal/ Mercato
Qëllimi i pozicionit: Arritja e objektivave për departamentet në varësi, përmes një drejtimi të suksesshëm të punonjësve në varësi, ndërtimin e një strategjie të suksesshme për shitjet, si dhe menaxhimin efektiv të stokut.
Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Në bashkëpunim me stafin në varësi harton planin dhe strategjinë për periudha të caktuara për departamentet që ka në manaxhim.
- Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në procesin e manaxhimit të punës në Hipermarket me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës në Hipermarket.
- Analizon të dhënat në dispozicion në lidhje me departamentet në varësi dhe vjen me propozime për adresimin e çështjeve të evidentuara.
- Monitoron në mënyrë periodike paraqitjen e produkteve në rafte në departamentet në varësi, duke verifikuar informacionin që lidhet me përshkrimin dhe çmimin dhe punon me stafin në varësi për adresimin e problematikave (nëse evidentohen të tilla).
- Bashkëpunon me Arkitektët dhe stafin e departamentit të Marketingut për procese të ndryshme që mund të kryen në Hipermarket.
- Zbaton me përpikmeri nga ana e tij/saj dhe personave që supervizon, të gjitha procedurat dhe rregulloret e miratuara.
- Angazhohet në zgjidhjen e çështjeve urgjente dhe raporton zgjidhjen e tyre.
- Angazhohet në trajnimin e stafit të ri rreth produkteve dhe procedurave të kompanisë.
- Kontribuon me ide në organizimin e promocioneve dhe implementimin e produkteve të reja.
- Përfshihet në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve në Hipermarket duke dhënë vlerësime objektive të bazuara në rezultate.
Kërkesa Esenciale:
Edukimi: Të ketë përfunduar studimet universitare.
Eksperienca: Më shume se 3 vjet në pozicione supervizuese ose menaxheriale, eksperienca pune në shitje me pakice është një avantazh
Aftësitë e nevojshme:
- Aftësi për të ndërtuar një skuadër të suksesshme.
- Aftësi komunikimi të shkëlqyera.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi vendimmarrëse
- I aftë për të ndërtuar marrëdhenie produktive dhe për të motivuar anëtarët e tjerë të skuadrës
- Përkushtim të fortë për shërbimin ndaj Klientit.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe manaxhimi i situatave sfiduese.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@mercato.al
2. Kontaktoni në numrin 069 606 2794
3. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
Apply WhatsApp