Tirane, ofroj vend pune Specilasit i Logjistikës për Menaxhim Stoku
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Menaxhim Biznesi
Gjuha
italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Specilasit i Logjistikës për Menaxhim Stoku
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet në magazine duke përfshirë marrjen e lëndëve të para, mbajtjen e inventarit dhe të dhënave lidhur me të, përgatitjen e statistikave mujore të magazinës si dhe mbajtjen e inventarin periodik.
Përgjegjësitë kryesore:
Kryen marrjen, magazinimin dhe operacionet e shpërndarjes duke regjistruar, bashkërenduar dhe zbatuar programet dhe procedurat operative të personelit.
Pranon dërgesat e materialeve të para në magazinë sipas klasifikimit të tyre.
Koordinon aktivitetet ndërmjet laboratorit, zyrës së blerjes dhe prodhimit.
Mban përgjegjësi për kryerjen e rotacionit të materialive të para.
Menaxhon logjistikën dhe administron inventarin e lëndëve të para.
Kryen inventarit fizik, në përputhje me procedurat e nxjerra nga Departamenti i Administratës dhe Financave.
Diskuton me mbikëqyrësit e tjerë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet departamenteve.
Verifikon zbatimin e drejtë të specifikimeve DC për magazinën e lëndëve të para.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbën avantazh Fakulteti Ekonomik.
Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, në logjistikë, magazinim, inventarizim, menaxhim/supervizim.
Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të kohës.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Te ketë njohje me sistemet e menaxhimit të inventarit.
Të jetë në gjendje të punojë me turne si dhe fundjavës kur është e nevojshme.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 31 Korrik 2019.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.