• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Prokurimesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Abissnet është një kompani lider në fushën e telekomunikacionit, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë Internet, Telefon, TV, Hosting dhe Domain.
Kompania jonë mbulon mbi 90% të territorit të Shqipërisë.

Me qëllim fuqizimin e ekipit dhe zhvillimin e njësive të saj, ne kërkojmë të punësojmë: Specialiste Prokurimesh.

Specialistja e Prokurimeve është përgjegjëse për menaxhimin dhe realizimin e proceseve të blerjes së produkteve dhe shërbimeve, duke siguruar që kompanisë t’i ofrohen furnizime cilësore dhe me kosto efikase. Ky rol përfshin kërkimin e furnizuesve, negocimin e kushteve të kontratave, dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnizuesit.

Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar studimet në nivel bachelor dhe master në një nga degët IT, Shkenca kompjuterike, Inxhinieri, Fakultetin e Ekonomise ose fusha të ngjashme.
  • Kërkojmë studente të sapo diplomuara.
  • Aftësi të mira negocimi dhe komunikimi.
  • Aftësi analitike dhe orientim në detaje.
  • Njohuri shume të mira të Microsoft Office.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: b.njerezore@abissnet.al

* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Cel. : 0692230227

Cel. : 0692230227
 


Apply WhatsApp
Back
Top