• Tirane, ofroj vend pune Specialiste per prokurimet publike

Kompania Infosoft Office sh.p.k, lider ne tregtimin e artikujve kancelarike per zyra, kerkon te punesoje kandidate te kualifikuara per pozicionin Specialiste ligjore per prokurimet publike.

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:


  • Te kete perfunduar Arsimin e larte ( perparesi kane dege te Fakultetit te Drejtesise).
  • Te kete experience mbi 2 vjet ne ndjekjen dhe pergatitjen e dokumentave sipas procedurave te prokurimit te publikuara ne faqen www.app.gov.al
  • Te kete njohuri shume te mira te Ligjit te Prokurimit Publik.
  • Te kete aftesi organizative dhe koordinuese shume te mira, ne ndjekjes e disa procedurave njekohesisht.
  • Njohje shume te mire te gjuhes Angleze.
  • Te kete aftesi shume te mira bashkepunuese

Detyrat:


  • Ndjek dhe kontrollon faqen e Prokurimeve Publike www.app.gov.al, per te gjithe tenderat qe publikohen.
  • Pergatit te gjithe dokumentat e nevojshme sipas kerkesave te publikuara, dhe i hedh keto dokumenta online brenda afateve te percaktuara.
  • Kontrollon klasifikimet ku Shoqëria ka marrë pjese, dhe ndjek lidhjen e kontratave me Institucionet brenda afateve.
  • Ndjek dhe zbaton te gjithe procedurat e ankimimeve në institucionet përkatëse.
  • Kujdeset qe te informohet rreth cdo ndryshimi ligjor persa i perket Ligjit per Prokurimet Publike ne Republiken e Shqiperise.
  • Raporton tek eproret per ecurine e cdo tenderi.


Te interesuarit te dergojne CV dhe Leter Motivimi ne adresen hr@infosoftoffice.al

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme do te perzgjidhen per fazen e intervistes.
 


Apply
Back
Top