• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
  2. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Century 21 Neom kërkon të punësojë një individ në pozicionin Specialist Marketingu me njohuri në zhvillimin dhe implementimin e strategjive të “growth marketing” për produkte apo shërbime.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive inovative të gjenerimit të klientëve mbështetur në analizën paraprake të të dhënave
Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut dixhital në kanale të ndryshme (rrjetet sociale, email marketing, etj.)

  • Monitorimi i parametrave metrikë për vlerësimin e performancës së iniciativave të marketingut
  • Identifikimi dhe zbatimi i teknikave të automatizimit të marketingut për rritjen e efikasitetit
  • Monitorimi dhe analizimi i metrikave të konvertimit dhe sugjerimi i përmirësimeve
Kërkesat:

  • Diplomë në Marketing, Biznes, ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri të krijimit dhe konceptimit të fushatave digjitale të marketingut – aftësi në përdorimin e platformave si Canva, paketa Adobe.
  • Njohuri të mira të platformave dixhitale (Business Suite, LinkedIn, etj.)
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.



Kushtet e punës:

Roli, përfitimet dhe mundësitë e zhvillimit do të përcaktohen bazuar në aftësitë, kompetencat dhe eksperiencën e kandidatit të përzgjedhur.

Nëse plotësoni kriteret dhe jeni të interesuar për këtë mundësi, ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV në adresën info@c21neom.al

Cel. : +355 69 629 7632
 


Apply WhatsApp
Back
Top