• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI



"EJ Business Consulting" njofton se ka te lire nje vend pune ne pozicionin “Specialiste Marketingu”.

Kerkesat per te konkuruar per kete pozicion jane:

- Te jete diplomuar ne fushen e Menaxhim/Marketing, brenda ose jashte vendit me rezultate te mira.
- Eksperienca profesionale eshte avantazh.
- Te kete aftesi te mira komunikuese.
- Te zoteroje shume mire gjuhen angleze. Gjuhet e huaja te tjera jane avantazh.
- Te kete aftesi te mira ne perdorimin e programeve kompjuterike.

Te interesuarit duhet te dergojne deri ne daten 05.09.2009, ne adresen e e-mailit: info@ejbc.al:

- Leter motivimi
- CV

Aplikantet qe do te kualifikohen per interviste duhet te paraqesin dokumentacionin e meposhtem:


- Diploma dhe lista e notave
- Certifikata trajnimi
- Referenca
- Libreze pune

Intervistat do te zhvillohen brenda dates 15.09.2009.

Te interesuarit mund te informohen me poshte, lidhur me pershkrimin e punes dhe informacionet e tjera te nevojshme.




PERSHKRIM PUNE




Pozicioni:

Specialiste Marketingu

Raportimi:

Raporton drejtperdrejt tek Drejtori Ekzekutiv

Objektivat:

Krijimi i nje imazhi te mire ne treg nepermjet identifikimit te qarte te nevojave te klienteve dhe realizimi ne menyre sa me profesionale i sherbimeve, duke ofruar jo vetem zgjidhje racionale, por duke bashkepunuar ne implemetimin e ketyre zgjidhjeve per te garantuar rritjen dhe suksesin e klienteve tane.

Pergjegjesite:

Ø Promovimi i imazhit te kompanise nepermjet nje komunikimi sa me etik dhe profesional me klientet, partneret, institucionet, publikun, etj.

Ø Kontribuon lidhur me percaktimin e strategjive dhe krijimin e avantazheve konkurruese, me qellim rritjen e pjeses se EJBC ne tregun shqiptar. Hartimi i planeve te veprimit per te rritur kontaktet me target grupet e biznesit te cileve mund tu ofrohen sherbimet tona te konsulences.

Ø Kontribuon per hartimin e studimeve te fizibilitetit, planeve te biznesit, planeve te marketingut, etj, nepermjet grumbullimit te informacioneve te nevojshme nga klientet dhe ndjekja e implementimit te ketyre planeve per te garantuar sukses ne rritjen dhe zhvillimin e bizneseve te klienteve.

Ø Mbledhja e informacionit lidhur me mundesite e zhvillimit te investimeve dhe bizneseve ne Shqiperi, sipas sektoreve te ndryshem te ekonomise, duke vendosur kontakte me institucionet publike dhe private qe merren me promovimin e investimit dhe biznesit si: Ministria e Ekonomise, Alb-Invest, INSTAT, Organizatat e biznesit, etj.


Ø Asiston ne aktivitetet e organizuara nga kompania ne interest te drejtperdrejt te saj apo te kontraktoreve te ndryshem dhe kontribuon ne suksesin e tyre.


Kushtet e punes:

Vendi i punes: EJ Business Consulting, Adresa: Rr. N.Tupe, P. Leskova, (Ish blloku), 4/2, Tirane.

Kohezgjatja e punes do te jete 40 ore pune ne jave.

Orari i punes eshte cdo dite nga ora 9:00-17:00, me 1 ore pushim ne dreke ne ora 13:00-14:00 dhe diten e shtune nga ora 9:00-14:00.

Paga eshte e negociushme.

Termat e pushimeve dhe kushteve te tjera te punes do te jene te percaktuara ne kontraten e punes dhe do te bazohen ne Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise.

Per cdo informacion kontaktoni ne:

Tel. : +355 42 255 908

Cel. : +355 67 20 32 205
 


Apply WhatsApp
Back
Top