• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance-Kontabiliste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
-
-
Kompania e Sigurimeve “EUROSIG” sha kërkon të punesojë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Tiranë,

një Specialiste Finance-Kontabiliste e cila të plotesojë detyrimisht këto kritere :



Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik (në Universitet Publik), prioritet ka dega Financë-Kontabilitet.
Të ketë eksperiencë të bindshme pune direkte në financë për jo më pak se 5 vjet.
Të ketë njohuri shumë të mira me paketën Office veçanërisht Excel-in, si edhe të përdor e kuptojë shpejt çdo software financiar.
Të jetë dinamike, e komunikueshme dhe kerkuese ndaj vendit të punës dhe detyrave e objektivave që i ngarkohen.
Të disponojë leter reference të jo më pak se dy prej punëdhënësve të fundit të cilat të permbajnë qartë kontaktet e punëdhënësit.
Të disponojë kualifikime e trajnime në fushën financiare,fiskale dhe atë tregtare.
Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze.


Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional në sigurime.

Prioritet do të kenë kandidatët e paraqitur të cilët kanë eksperiencë pune dhe kualifikime të bindshme në financë-kontabilitet dhe që nuk janë më shumë se 40 vjeç.

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë qoftë edhe njërin nga kriteret e mësipërm, do të skualifikohen.



DETYRAT:

• Kryen rakordimet ditore të proceseve të punës tek shitja;

• Përgatit raporte të ndryshme financiare;

• Rakordon me klientët/furnitorët dhe mban kartelat përkatëse;

• Kryen kontrollin, verifikimin dhe regjistrimin e kontabilizimeve per mbylljen e rezultatit mujor;

• Ndjek proceset e fiskalizimit (fiskalizimin e faturave te shitjes, pranimin e faturave të blerjes, kontrollin e fiskalizimit të arkës etj.)



KUALIFIKIMET:

• Të ketë përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet;

• Të ketë eksperiencë 5 vjeçare në financë;

• Njohuri të programeve kompjuterike;

• Aftësi të mira komunikuese;

• Njohuri të gjuhës Angleze përbën avantazh;

• Të jetë korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.



SHËNIME:

Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.

Afati i Aplikimit deri me 25 prill 2025.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top