Tirane, ofroj vend pune Specialiste Blerjesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Menaxhim Biznesi
Përshkrimi
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, e pranishme në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajonal me një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe ekskluzivitet të brandeve ndërkombëtare.
Në kuadër të forcimit të strukturave tona operative, ROAL FOOD kërkon të punësojë një Specialiste Prokurimesh dhe Blerjesh, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin efikas të proceseve të furnizimit dhe blerjeve të kompanisë.
Detyrat
- Planifikimi dhe realizimi i proceseve të prokurimit sipas nevojave të kompanisë
- Identifikimi, përzgjedhja dhe menaxhimi i furnitorëve vendas dhe të huaj
- Negocimi i kushteve tregtare (çmime, afate, sasi)
- Përgatitja, ndjekja dhe administrimi i porosive të blerjes
- Ndjekja e kontratave, faturave dhe dokumentacionit të prokurimit
- Koordinimi me magazinën, financën dhe departamentet e tjera për furnizim në kohë
- Monitorimi i stokut dhe optimizimi i kostove të blerjes
- Përgatitja e raporteve periodike për prokurimet dhe blerjet
Kualifikimet
- Arsim i Lartë (Ekonomi, Menaxhim, Prokurime ose fusha të ngjashme)
- Eksperiencë e mëparshme në prokurime dhe/ose blerje (avantazh)
- Aftësi të mira negociuese dhe analitike
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi
- Njohuri të mira të paketës MS Office
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe integritet profesional
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion
Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi kontaktoni në:Apply WhatsApp