• Tirane, ofroj vend pune Specialist

Tirane
Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a kërkon të punësojne në Departamentin e Dëmeve


Pozicioni i punës:


Specialist i pritjes së kërkesave për dëmshpërblim.



Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë Universitare, e preferueshme diploma për “Inxhinieri Mekanike”.

Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.



Aftësitë:

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
  • Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziast;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe etike në komunikim;
  • Të komunikoje rrjedhshëm anglisht;
  • Të ketë paraqitje të denjë.
  • Njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo individ që paraqet kërkesë për dëmshpërblim apo kërkesa të tjera që lidhen me trajtimin e praktikave të dëmeve;
  • Dëgjon me vëmendje paraqitësin e kërkesës dhe e informon mbi dokumentacionin që duhet depozituar;
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë kërkuesit për afatet e trajtimit të kërkesës (ekspertize, vlerësim dhe pagesë);
  • Vendos në dispozicion të kërkuesit formularët përkatës dhe sigurohet për plotësimin korrekt të tyre;
  • U përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet dhe siguron që të gjitha kërkesat të adresohen tek personat përgjegjës;
  • Bën njoftimet e vlerave të dëmshpërblimeve dhe i printon ato;
  • Bashkëpunon ngushtë me koleget e Departamentit, Degët në rrethe dhe Departamentet e tjera, në funksion të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim;
  • Trajton kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase;
  • Kryen detyra të tjera që i kërkohen nga eprori.


Për te aplikuar në këtë pozicion pune , dërgoni CV-në tuaj me email në adresën mhasanaj@insig.com.al

Afati aplikimit është deri më datë 16 Qershor 2024
 


Apply
Back
Top