• Tirane, ofroj vend pune Specialist Thesari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Specialist thesari për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Detyrat Kryesore:

  • Monitorimi dhe analizimi i flukseve të parasë ditore dhe javore.
  • Hartimi i parashikimeve të likuiditetit afatshkurtër dhe afatgjatë.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me bankat dhe institucionet financiare.
  • Kryerja dhe rikonciliimi i transaksioneve bankare.
  • Raportimi periodik i gjendjes së llogarive bankare dhe analizave të fluksit të parasë.
  • Mbështetja në vendimmarrjen financiare përmes analizave të thesarit dhe strategjive të menaxhimit të riskut.
  • Zbatimi i politikave të brendshme financiare dhe përputhshmëria me rregulloret përkatëse.
Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune e mëparshme në financë, preferohet në thesar ose bankë.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e Excel dhe/ose programeve financiare.
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të menaxhuar afatet kohore.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferueshme).
Vendi i punës: Tiranë

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
 


Apply
Back
Top