• Tirane, ofroj vend pune Specialist Teknologjia e Informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
EUROSIG SHA – Rekrutimi i Specialistit të Rrjetit dhe Infrastrukturës IT

Kompania EUROSIG SHA
është në kërkim të një Specialisti të Rrjetit dhe Infrastrukturës IT me eksperiencë, i cili do të kontribuojë në administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Administrimi dhe monitorimi i infrastrukturës së rrjetit dhe serverave.
  • Konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të rrjetit (Cisco, Fortinet).
  • Menaxhimi i Domain Controller dhe Active Directory.
  • Administrimi i mail serverave dhe shërbimeve të komunikimit.
  • Instalimi dhe mirëmbajtja e platformave Windows Server dhe Linux.
  • Virtualizimi i infrastrukturës mbi Hyper-V.
  • Zbatimi i strategjive të backup-it dhe rikuperimit me Veeam.
  • Administrimi dhe sigurimi i firewall-ve Fortinet (avantazh).
  • Implementimi i politikave të sigurisë dhe sistemeve moderne të mbrojtjes (EDR/XDR, Antivirus Policies).
Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në fushën e Teknologjisë së Informacionit (ose fusha të afërta).
  • Trajnime dhe certifikime shtesë në fushën e rrjeteve, serverave ose sigurisë përbëjnë avantazh.
  • Eksperiencë praktike në rrjete kompjuterike dhe menaxhimin e pajisjeve Cisco/Fortinet.
  • Njohuri solide mbi Domain Controller dhe Active Directory.
  • Përvojë në administrimin e mail serverave.
  • Njohuri të thelluara mbi sistemet operative Windows dhe Linux Server.
  • Përvojë me Hyper-V dhe virtualizimin e serverave.
  • Eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e backup-eve me Veeam.
  • Njohuri mbi sigurinë e informacionit dhe implementimin e politikave të mbrojtjes.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët.
SHËNIME:
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre brenda dates 31/10/2025 në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
 


Apply
Back
Top