Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje në Departamentin e Kornizave
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Gjuha
-
- anglisht

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klienteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
- Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
- Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
- Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
- Realizon prerjen dhe montimin e kornizave.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Te kete perfunduar arsimin e mesem.
Eksperienca pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
- Të pëlqeje punën me njerëzit.
- Njohuri paraprake të produkteve.
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357.
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp