Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje në Departamentin e Drurit
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Shites/e | Kasier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profesionisti Recruitment Agency, për llogari të një Klienti lider në sektorin e retail është në kërkim të një Specialist Shitje në Departamentin e Drurit.
Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klienteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
- Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
- Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
- Ofron këshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
- Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
- Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kërkuar.
- Sistemon produktet në ambjentet e ekspozimit të tyre;
- Raporton çdo ditë tek supervizori përkatës kërkesat e klientëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Preferohet Diplomë Univeristare, dega “Inxhinieri Druri” ose të ketë mbaruar shkollën e mesme profesionale dega “Përpunim Druri”.
Eksperienca pune: Preferohen të paktën 2 vite experiencë pune në pozicione të ngjashme.
Aftësitë:
- Të jetë i gatshëm dhe i afte te punoje ne grup.
- Te pelqeje punen me njerezit.
- Njohuri paraprake të produkteve.
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp