• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Sektori i Inteligjences se Biznesit (Kontrate me Afat)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
Pozicioni: Specialist, Sektori i Inteligjencës së Biznesit (Kontratë me Afat)
Departamenti: Departamenti i Financës dhe Zhvillimit Strategjik
Divizioni: Divizioni i Financës dhe Riskut

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për integritetin e procesit të raportimit në Departamentin e Financës, duke realizuar në kohë raporte dhe të dhëna të sakta financiare.
  • Asiston në manaxhimin e informacionit të nevojshëm për të monitoruar, pasuruar dhe siguruar suport të detajuar në analizat e të dhënave për Sektorët brenda departamentit të Finances dhe Departamentet e tjera të Bankës.
  • Ofron suport në ndryshimet dhe mirëmbajtjen e raporteve si dhe do sigurojë saktësinë e kërkesave funksionale dhe teknike të raporteve.
  • Duke punuar me ekipe të ndryshme të Bankës, specialist/ja e BI do duhet të grumbullojë, dokumentojë dhe aprovojë kërkesat e biznesit për analizën e të dhënave dhe projektet e raportimit. Ai/ajo duhet të punojë me aplikacionet BI dhe databazat e të dhënave për të zhvilluar raportet sipas kërkesave të përdoruesëve.
  • Përgatit dokumentacionin për mapimin e të dhënave nga sistemet burim me datawarehouse dhe aplikacionet analitike për pasurimin e DWH me të dhëna të reja dhe krijimin e raporteve përfundimtare.
  • Krijon raporte në aplikacionet BI dhe të nxjerrë të dhëna nga DWH.
Kualifikimet:
  • Njohuri në praktikat e raportimit financiar
  • Njohuri për aplikacionet software dhe bazat e të dhënave
  • Njohuri shumë të mira me programet spreadsheet, si MS Excel dhe aplikacione të tjera MS (MS Access etj)
  • Prefrohet të ketë njohuritë në programim dhe ndërtim script-esh
  • Preferohet të ketë njohuri në aplikacionet BI (Power BI etc)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese (verbale dhe më shkrim)
  • Njohuritë për raportimet financiare përbëjnë avantazh
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të bashkëveprojë me kolegët
  • Të ketë aftësi të mira analitike.
Arsimi:
  • Diplomë Bachelor ose Master për Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike ose të ngjashme.
  • Kombinimi i përvojës, arsimit dhe trajnimit do të merret në konsideratë.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 23 Maj 2021.
 


Apply
Back
Top