• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Specialist Marketingu

Përshkrim i përgjithshëm i punës:

Specialisti Marketing angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve.
Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave të reklamës ose promocionale. Kryen funksione administrative të Departamentit të Marketingut.

Detyrat kryesore:

  • Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
  • Përgatit publikimet për shtyp, lajmet në lidhje me shoqërinë, si dhe lajmërimet në lidhje me veprimtaritë e organizuara nga shoqëria jonë.
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse.
  • Kujdeset dhe ofron ndihmë ndaj drejtuesit të drejtpërdrejtë në lidhje me hartimin dhe përpilimin e planeve, projekteve, programeve, dhe materialeve të tjera marketing.

Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
  • Eksperiencë më shumë se një vit në pozicione të ngjashme ose në shoqëri publiciteti.
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe manaxhimit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
  • Listë Notash e Noterizuar
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
  • Letër Interesi

Afati i aplikimit: 10 gusht, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al
__________________
 


Apply
Back
Top