• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Specialist Marketingu
Njesia
: Administrate, Lobby Home
Vendndodhja: TEG - Tirana East Gate

Përmbledhja e Pozicionit:

Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në departamentin e marketingut. Kandidati i përzgjedhur do jetë është përgjegjës për ideimin dhe zbatimin e fushatave efektive marketing për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë.

Detyrat​

Detyrat Kryesore :
  • Zbaton strategjitë e marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë
  • Planifikon dhe ekzekuton fushatat marketing në kanale të ndryshme të komunikimit digjital si mediat sociale, email
  • Menaxhon dhe kuron prezencën e kompanisë në mediat sociale
  • Kryen kërkime të tregut dhe analizon sjelljen e konsumatorit
  • Gjeneron raporte mbi performancën e mediave sociale dhe fushatave
  • Monitoron dhe analizon matjet e performancës së fushatës, duke përshtatur strategjitë sipas nevojës për rezultate optimale
  • Bashkëpunon me ekipin për të krijuar materiale marketingu vizualisht tërheqëse
  • Mban marrëdhënie me palët e treta duke bashkëpunur me ta për komunikimet marketing
  • Zbaton udhëzimet dhe ruan qëndrueshmërinë e komunikimeve në kanalet digjitalet
  • Përditësohet me trendet dhe praktikat më të mira në industri për të shtyrë inovacionin në strategjitë e marketingut
  • Raporton në menyrë periodike pranë supervizorit

Kualifikimet​

  • Diplomë Bachelor ne Biznes ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në marketing-un digjital;
  • Njohuri shumë të mira në strategjitë dhe taktikat e marketing-ut digjital, media sociale, email marketing, dhe përmbajtje/content marketing;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e mjeteve dhe platformave marketing si; Facebook Ads Manager, Google Analytics etj.;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe i orientuar drejt marrjes së vendimeve bazuar në analiza dhe të dhëna;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese shkruese dhe verbale;
  • I/E aftë të punonjë në një ambient dinamik dhe të menaxhojë disa projekte njëherësh;
  • Të jetë kreativ dhe të ketë pasionin për t’u përditësuar me trendet e fundit në marketing dhe ndryshimet teknologjike.

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 16/06/2024 në adresën; hr@fashiongroup.al

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top