• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marangoz

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marangoz | Mobilje | Punime druri

Përshkrimi​

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Ndihmës Specialist Marangoz

Detyrat​

  • Bordim dhe pastrim bordi me ngjitje
  • Hapje vrimash me trapan banko
  • Stukim mobilje
  • Zmerilim
  • Lyerje me bojë uji
  • Ndihmës montator në objekt

Kualifikimet​

  • Kandidatët duhet të kenë njohuri në përdorimin e makinerive që përdoren në reparte si: sharrë disk, plan, grosetë, sharrë shirit, makinë forimi, makinë prerëse, etj.
  • Të ketë eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve (materiale të ndryshme si melaminë, mdf, dru).
  • Të ketë përvojë pune në prodhimin e dyerve tamburat dhe ato të drurit ose në prodhimin dhe montimin e dyerve, dritareve me fasadë xhami etj.
  • Të lexojë dhe të interpretojë skicat e projekteve të mobilimit.
  • Të kenë aftësi në të punuarit në grup si edhe aftësi të koordinimit të punëve dhe projekteve.
  • Të karakterizohet nga saktësia, produktiviteti dhe aftësia për të përmbushur afatet.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
  • Të jenë të përgjegjshëm dhe korrekt në orarin e punës.

Shënime​

  • Ambient miqësor pune
  • Pagë shumë e mirë
  • Mundësi rritje profesionale
  • Mundësi promovimi brenda grupit
Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit: 068 81 46 218

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail:
hr@met-engenering.al
Kontakt: 068 81 46 218


Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top