• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Infosoft Systems Shpk, kërkon të punësojë:


Specialist Logjistike


Detyra dhe përgjegjësi:

  • Mban marrëdhënie me furnitorët, njeh mirë kushtet e kontratave lidhur me çështjet e garancisë dhe post-garancisë.
  • Përdor sistemet aktuale për reklamimet apo blerjen e pjesëve të nevojshme për kthimin e sistemeve hardware në gjendje pune.
  • Kryen proceset logjistike të eksport–importit të pjesëve të reklamuara apo të blera, përgatit dokumentacionin përkatës me të gjithë elementët përbërës dhe përdor sistemin e kompanisë për finalizimin e veprimeve hyrëse-dalëse.
  • Bashkëpunon me njësitë e ndryshme të kompanisë për sigurimin e pjesëve sipas kërkesës, si dhe sigurimin e pajisjeve si stok i disponueshëm, në përmbushje të nevojave kontraktuale
  • Rakordon veprimet me furnitorët dhe me sektorin e kontabilitetit të kompanisë.


Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (Të preferueshme shkencat ekzakte; Matematikë, Fizikë,etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe komunikim)
  • Aftësi shumë të mira organizative


Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
 


Apply
Back
Top