• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Profesionisti_banner.jpg

Profesionisti Recruitment Agency
, për llogari të një Klienti lider në sektorin Retail, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Koordinator Logjistike.


Përmbledhja e pozicionit: Qëllimi i pozicionit është koordinimi i ndërveprimit mes magazinës dhe korrierit për blerjet online.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Koordinon ndërveprimin e magazinës dhe korrierit për të gjithë porositë e kryera në E-shop.
· Në koordinim me operatorët e E-shop sigurohet që të gjitha blerjet online adresohen në magazinë.
· Sigurohet që produktet e porosisë janë në magazinë në sasinë e kërkuar për çdo porosi.
· Mbikëqyr dhe sigurohet që produktet janë të padëmtuara përpara se të nisë proçesi i paketimit.
· Sigurohet që porosia përmban të gjitha produktet sipas formës së blerjes online të përcjellë nga sistemi, përpara se të bëhet transferimi tek korrieri.
· Ndërvepron dhe koordinon të gjithë punën me korrierin për të gjitha porositë e kryera online.
· Komunikon me operatorët e E-shop për çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë proçesit të dorëzimit të porosive tek korrieri.
· Sigurohet që porosia përmban të gjithë dokumentacionin shoqërues përpara se ajo të dorezohet tek korrieri si konfirmimin e porosisë, kopje të faturës së transaksionit, kopje të garancisë nëse ka, formularin e kthimit dhe çdo document tjetër sipas përcaktimin në manualin e proçedurave
· Përgjegjës për marrjen në dorëzim të produkteve të kthyera në përputhje me politikat e kompanisë mbi kthimet (nga korrieri apo nga shërbimi i klientit) dhe plotësimin e formularit të kthimit.
· Detyra të tjera siç nevojiten/ kërkohen.

Kualifikimet e kërkuara:
- Minimumi 2 vite eksperincë pune në pozicione të ngjashme
- Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
- Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punojë në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përbën avantazh eksperienca e mëparshme e punës në vendet e BE

Edukimi: Diplomë Universitare


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrat e kontaktit: +355 68 208 1362 / +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”



Cel. : +355682081362
 


Apply WhatsApp
Back
Top