• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike dhe Import/Export

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Specialist Logjistike dhe Import/Export.

Qëllimi i Pozicionit:
Një specialist i importit/eksportit është përgjegjës pë organizimin dhe mbikëqyrjen e dërgesave të produkteve në vendet pritëse. Ata përgatisin dhe përpunojnë të gjitha dokumentet dhe lejet e kërkuara doganore për qëllime transporti, kryejnë inspektime cilësore të dërgesave dhe mbajnë shënime për të gjitha faturat dhe transaksionet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Monitoron ngarkesat për t’u siguruar se mallrat vijnë në kohë duke zgjidhur gjithashtu dhe problemet përkatëse me mallrat e padërguara;
  • Komunikon statusin e porosive me supervizorët për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët;
  • Rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
  • Analizon tregun dhe sistemin e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërinë e mallrave aktualisht dhe në të ardhmen;
  • Ndjek logjistikën e porosive, që nga momenti i porosisë, organizon mjetet e transportit, dokumentacionin doganor, mbërritjen në magazinë etj;
  • Hedh në sistemin financiar të gjitha blerjet, sipas dokumentacionit të ardhur;
  • Informon magazinën apo departamente të tjera për ardhjen e porosive;
  • Arkivon të gjitha kontratat dhe marrëveshjet me furnitorët e huaj dhe të brendshëm;
  • Të analizojë çdo muaj situatën e sektorit të blerjeve, krahasuar me shitjet dhe rotacionin e tyre;
  • Të përpilojë plan buxhetin vjetor dhe të ndjeki ecurine e tij gjatë vitit;
  • Mban marrëdhënie dhe punon në grup me stafin e shitjes dhe me departamentet e tjera;
  • Të nisë raportet ditore apo sa herë i kërkohen nga eprorët;
  • Komunikon në mënryë profesionale me klientët dhe kolegët;
  • Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përveç atyre të parashikuara në përshkrimin e punës, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.


Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi:
Të ketë perfunduar Arsimin e lartë, në degët ekonomik, menaxhim, marketing
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion ose pozicione të ngjashme.
Trajnime: Kualifikime në fushën e import/export, proçedura doganore(përbën avantazh)

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze dhe italiane.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
  • Të gatshëm për të mësuar vazhdimisht dhe per t'i parë proçeset në detaje;
  • Aftësi efektive ne kompjuter, ne programet MS Office, finance 5.
  • Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi efektive organizuese, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht dhe aftësi për tu orientuar në detaje
  • I pajisur me leje të vlefshme drejtimi për automjete


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: [B]rekrutim@profesionisti.al[/B] ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top