• Tirane, ofroj vend pune Specialist Kontabiliteti

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Specialist Kontabiliteti



QELLIMI I PUNES:

Proceson të gjitha regjistrimet kontabël për blerjet/invenstimet dhe furnitorët në përputhje me kërkesat fiskale dhe politikat e kompanisë për mbajtjen e të dhënave kontabël.
Roli dhe përgjegjësitë:
  • Regjistron të gjitha faturat e blerjes në bazë ditore.
  • Përgatit analiza të ndryshme mbi shpenzimet sipas kërkesave të drejtorisë
  • Përgatit Librin e Blerjeve çdo muaj, konform formatit të Tatimeve.
  • Regjistron shperndarjen e kostove te furnizimit ne artikujt e magazinueshem
  • Përgatit raportin mujor në lidhje me zhvlerësimin e aseteve të kompanisë.
  • Përgatit raportin vjetor të blerjeve.
  • Kontrollon faturimet në blerje kundrejt urdhërave për blerjet.
  • Kontabilizon pagesat për furnitorë dhe taksa.
  • Arshivimi sistematik i dokumentave.
  • Krijon kartelat për aktive të reja në sistem.
  • Bën kontabilizim dhe azhornon kartelat e aktiveve për nxjerrje nga evidenca të aktiveve të shitura ose të nxjerra jashtë përdorimit.
  • Përgatit fletët e inventarit të aktiveve.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Finance/Kontabilitet, niveli M2.
  • Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në nje rol të ngjashëm në lidhje me regjistrimet kontabël të llogarive të shpenzimeve dhe të pagueshme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese të shkruar dhe verbale.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të përpiktë.
  • Të jetë i/e saktë dhe i vëmendshëm ndaj detajeve dhe të respektoje afatet kohore.
  • Të njohë Ligjin e Kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor për TVSH dhe Tatimit të të ardhurave.
  • Të ketë aftësi të mira MS Office, veçanërisht të avancuara në MS Excel.
  • Përvoja e punës në sistemet e Microsoft si Navision/Dynamics përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ose Italiane.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar në hr@cocacola.al ose në linkun (Karriera CCBS) brenda datës 30/10/2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top