• Tirane, ofroj vend pune Specialist IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kompania Pharma One, lider në tregtimin e produkteve farmaceutike në të gjithë Shqipërinë kërkon të punësojë:
Specialist/e IT

Detyra Kryesore:

Mban përgjegjësi për të gjithë problematikat në sistemin e IT Suporton punonjësit e kompanisë për cdo nevojë të mundshme, duke siguruar mbështetje teknike direkt ose me telefon dhe në distancë.
Kryen nje shumëllojshmëri të punës kompjuterike rutinë dhe teknike të lidhur me informacionin, komunikimin dhe sistemet operative.
Mban sistemet e përditësuara përmes përmirësimeve të nevojshme.
Monitoron paisjet e rrjetit dhe serverat.
Ndihmon me projektimin, zbatimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të software, sistemeve dhe veçorive të reja Instalon, teston dhe monitoron serverat.
Monitoron disponueshmërine e rrjetit dhe sigurinë.
Vlerëson çështjet e lidhjes, pajisjet dhe softwaret.
Mbikëqyr problemet për gabimet e sistemit.

Kualifikimet

Të zotërojë diploma universitare në Shkenca Kompjuterike/ Teknologji Informacioni.

Aftësi te tjera:

Të ketë eksperiencë të ngjashme perben avantazh.
Të zotërojë aftësi analitike për të studiuar problemet dhe të identifikojë zgjidhjet
Të jetë I orientuar drejt punës në grup dhe të tregojë gadishmëri për të ndihmuar kolegët me problemet teknike
Të ketë komunikim të mirë dhe të ndërtojë marrëdhënie të forta
Të manaxhojë kohën duke I dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme
Të zotërojë njohuri të gjuhëve të huaja
.

Nëse jeni të gatshëm për t’ju bashkuar një prej ekipeve më dinamike në treg dërgoni CV-në tuaj në hr@pharmaone.al
 


Apply
Back
Top