• Tirane, ofroj vend pune Specialist Import/Export dhe Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Yzberisht | Misto Mame
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti për llogari të një Klienti, është në kërkim të kandidatëve për pozicionin e punës Specialist Import/Export dhe Finance.

Qëllimi i Pozicionit: Një specialist i importit/eksportit është përgjegjës pë organizimin dhe mbikëqyrjen e dërgesave të produkteve në vendet pritëse. Ata përgatisin dhe përpunojnë të gjitha dokumentet dhe lejet e kërkuara doganore për qëllime transporti, kryejnë inspektime cilësore të dërgesave dhe mbajnë shënime për të gjitha faturat dhe transaksionet.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Monitoron ngarkesat për t’u siguruar se mallrat vijnë në kohë duke zgjidhur gjithashtu dhe problemet përkatëse me mallrat e padërguara;
• Komunikon statusin e porosive me supervizorët për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët;
• Analizon tregun dhe sistemin e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërinë e mallrave aktualisht dhe në të ardhmen;
• Ndjek logjistikën e porosive, që nga momenti i porosisë, organizon mjetet e transportit, dokumentacionin doganor, mbërritjen në magazinë etj;
• Hedh në sistemin financiar të gjitha blerjet, sipas dokumentacionit të ardhur;
• Informon magazinën apo departamente të tjera për ardhjen e porosive;
• Përgatitja e dokumentacionit për shitjen e mallrave, mbajtja e dokumentave (arshiva),
• Regjistrim i blerjeve në sistem sipas proçedurave të fiskalizimit,
• Mbarëvajtja e taksave vendore (të kompanisë) dhe e pagesave të tjera të nevojshme për kompaninë (drita, uji etj.)
• Komunikon në mënryë profesionale me klientët dhe kolegët;
• Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, përveç atyre të parashikuara në përshkrimin e punës, të përshtatshme dhe të bazuar në nevojat e kompanisë.


Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë, në degët ekonomik, menaxhim, administrim biznesi
Eksperienca: Minimumi 3-vite eksperiencë në këtë pozicion ose pozicione të ngjashme.
Trajnime: Kualifikime në fushën e import/export, proçedura doganore (përbën avantazh)


Aftësitë dhe kompetencat:

• Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze dhe italiane.
• Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
• Aftësi shumë të mira organizative, për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet;
• Të gatshëm për të mësuar vazhdimisht dhe per t'i parë proçeset në detaje;
• Aftësi efektive ne kompjuter, ne programet MS Office, finance 5.
• Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
• Aftësi efektive organizuese, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
• Aftësi për të kryer disa detyra njëkohësisht dhe aftësi për tu orientuar në detaje
• I pajisur me leje të vlefshme drejtimi për automjete


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top