• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Sektorit të Kontrollit të Kredise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist i Sektorit të Kontrollit të Kredisë






Pozicioni : Specialist, Sektori i Kontrollit të Kredisë
Departamenit: Departamenti i Kontrollit të Kredisë dhe Monitorimit

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi.
  • Të paktën 3 vjet përvojë profesionale në fusha te ngjashme në sektorin bankar
  • Aftesi organizative për të arritur afatet me cilësi
  • Lehtësisht i adaptueshëm për t’u përballur me detyrat / studimet / raportimet e reja të detyrueshme dhe përgjegjësi te reja.
  • Aftesi inovative të mjaftueshme për të propozuar / përmirësuar detyrat ekzistuese.
Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për verifikimin e dokumentacionit, termave, kushteve, marrëveshjeve të huasë dhe kolateralit përpara nënshkrimit dhe përpara disbursimit.
  • Përgjegjës për kontrollin e pajtueshmërisë së të gjithë dokumentacionit ligjor përpara disbursimit
  • Kontrollon plotësimin e të gjitha kushteve te vendosura nga kredidhenesi përpara disbursimit të fondeve.
  • Kontrollon përfundimin e policës së sigurimit; pagesa e vlerësimit të kolateralit dhe pagesave të tjera ad hoc.
  • Kontrollon që shoqëria nuk ka procedim ligjor; falimentimi; detyrimet e prapambetura në bankë përpara se t’i jepet mundësia për disbursime.
  • I jep urdhrin përfundimtar njësisë së disbursimit pasi eshte siguruar qe dokumentacioni është i sakte.
  • Kontrollon përpilimin e deklaratave noteriale për kreditë e mbyllura dhe kontrollon nëse klienti nuk ka më asnjë marrëdhenie kontraktuale me bankën.


Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 3 Mars 2023.



 


Apply
Back
Top