• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Riskut te Kredive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Kontrollon të dhënat e aplikimit të klientit për kredi të sjella nga forca shitëse, duke dhënë një opinion profesional lidhur me situatën e kredimarrësit. Kryen analizën financiare me korrektësi dhe prezanton gjykimin e tij në Komitetin e Kredisë në përputhje me të gjitha politikat e kredidhënies së kompanisë.


Përgjegjësitë Kryesore:
1. Pergjegjës për të kryer vizitat e verifikimit gjatë procesit të kredidhënies me qëllim verifikimin e të gjithë informacionit të nevojshëm që shton vlerë në analizën e rastit dhe identifikimin e risqeve të implikuara në aplikimin për kredi;
2. Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi ;
3. Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredise dhe i / e referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë në nivel Dege, duke i informuar anëtarët e këtij Komiteti për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e rrezikut të kredisë;
4. Merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë së degës ;
5. Identifikon nevojat për trajnim të forcës shitëse dhe kryen vazhdimisht rolin e trajnuesit (coacher) për Oficerët e Kredisë të degëve ku operon, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies;
6. Verifikon dosjen fizike të kredisë dhe konfirmon çdo dokument në dosje sipas checklistës së aprovuar dhe kontrollon vërtetësinë e tyre sipas procesit të kredidhënies në fuqi;
7. Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar tek Njësia e Administrimit të Kredive;
8. Adreson të gjithë kërkesat e klientëve aktivë për ndryshime kontrate në pengje apo persona të lidhur, duke propozuar zgjidhjen më të mirë për NOA;
9. Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës për cdo ristrukturim që vjen si propozim nga Njësia e Mbledhjes së Kredive në Vonesë;
10. Kryen procesin e Monitorimit të Kredisë mbi përdorimin e fondeve sipas Procedurës së Kredisë;
11. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Njësisë së Riskut të Kredive.


Kërkesat minimale:
1. Diplomë universitare në Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;

2. Fusha e ekspertizës profesionale :
a. Risku i kredisë
b. Analiza financiare
3. Eksperiencë 3 vjecare në sistemin e kredidhënies ose në sektorë të tjere të lidhur ;
4. Aftësi shumë të mira për të nxjerrë dhe analizuar të dhëna, për të përmbledhur gjetje, duke përfshirë edhe bërjen e rekomandimeve mbështetur mbi këto gjetje;
5. Njohës i mirë i procesit të kredidhënies dhe mirëmbajtjes së kredisë në NOA dhe kontrolleve përkatëse që duhen ushtruar në cdo hap;
6. Aftësi për të zgjidhur probleme;
7. Shumë i saktë dhe i kujdesshëm për detajet;
8. Aftësi të shkëlqyera organizative;
9. Aftësi të mira raportuese;
10. I aftë të trajtojë njëkohësisht detyra të ndryshme;
11. Aftësi të shkelqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim;
12. Njohuri kompjuterike shumë të mira përfshire këtu: Excel, Word dhe Outlook.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 19 Maj 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top