• Tirane, ofroj vend pune Specialist i produkteve financiare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi, si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Specialist i produkteve financiare

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Interviston klientët duke marre informacionet e nevojshme mbi bazen e te cilave analizon dhe vlerëson kërkesën për kredi, nëse i përmbushin kriteret për marrjen e kredisë apo jo.
  • Përgatit analizën financiare dhe vlerëson riskun e aplikimit për kredi si dhe aftësinë paguese të klientëve.
  • Ofron mbeshtetje duke informuar klientet ne lidhje me listen e dokumantave qe duhet te plotesojne per perfitimin e kredise.
  • Mbledh dokumentacionin e nevojshëm të klienteve, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e Institucionit bankar apo financiar përkatës.
  • Siguron që informacionet dhe dokumentacioni për klientet janë ruajtur në çdo kohë konform politikes për sigurinë e informacionit;
  • Realizon ndermjetesimin midis klientit dhe Institucionit banker ose financiar per te perfituar kredine e kerkuar duke prezantuar rastin e kredisë pranë komitetit perkates te kredise.
  • Kompleton aplikimin per kredi bashke me klientet.
  • Siguron një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe institucioneve financiare.
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga eprori i departamentit.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Të ketë mbaruar studimet e Larta ne nje nga deget e fakultetin Ekonomik (perben avantazh dega Finance- Banke)
  • Eksperiencë e mëparshme pune jo me pak se 2 vite, preferohet në sektorin bankar dhe/ ose subjekte financiare jo banka.
  • Është plotësisht e/i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e saj / tij
  • Të dijë të përdorë shumë mirë programet e paketës Office ( Excel, Word, etj)
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar)
Aftësi të tjera:

  • Te kete aftesi të shkëlqyera komunikimit verbal, me shkrim dhe ndërpersonal
  • Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
  • Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë informacionin që merr nga tregu dhe klienti.
  • Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendjë të bëje propozime strategjike
  • Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
 


Apply WhatsApp
Back
Top