Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit të Kërkesës
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:
Specialist i Planifikimit të Kërkesës
Ky rol përfshin përcaktimin dhe ruajtjen e parametrave të planifikimit të stokut, të lëndës së parë dhe produktit të gatshëm, planifikimin e kërkesës dhe programimin e prodhimit në përputhje me strategjitë e CCBS për të arritur objektivat e përcaktuara. Monitoron nivelet e stokut, planin e marketingut, kërkesat e shitjes dhe konvertimin e këtyre kërkesave në plan prodhimi duke u koordinuar me departamentet përkatëse.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizon, koordinon dhe planifikon plotësimin e kërkesave në kohë.
- Krijon parashikimin e lëndës së parë dhe prodhimit me frekuencë javore, mujore dhe vjetore duke u nisur nga identifikimi i materialeve që duhen të prokurohen, analizon dhe koordinon kohën e nevojshme të prodhimit me kohën e dorëzimit të materialeve.
- Planifikon, në bashkëpunim me Menaxherin e Mirëmbajtjes kohën që duhet për kryerjen e ndërhyrjeve të mirëmbajtjes.
- Publikon urdhërat për prodhimin ditor në sistem.
- Optimizon nivelet e stokut të lëndës së parë, produktit të gatshëm dhe ambalazhit.
- Përgjegjës për analizimin, identifikimin dhe zbutjen e riskut në të gjithë zinxhirin e kërkesës.
- Koordinon me zyrën e blerjeve për të plotësuar çdo kërkesë të ardhur, duke marrë në konsideratë si aspektet financiare, kualitative dhe logjistikën e furnizimit.
- Propozon dhe zbaton zgjidhje për të përmirësuar saktësinë e parashikimit të kërkesës.
- Monitoron dhe raporton për ndryshime të rëndësishme në parashikimet e shitjeve apo buxheteve
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Diplome Universitare në degët Ekonomi, Informatikë, Matematikë.
- Minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm.
- Aftësi të përcaktojë prioritetet dhe të arrijë afatet e caktuara.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, organizative dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
- Aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
- Të ketë njohuri të gjuhës Italiane dhe/ose Angleze.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 28 Korrik 2019.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Apply WhatsApp