• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Planifikimit dhe Optimizimit te Rrjetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Specialist i Planifikimit dhe Optimizimit te Rrjetit, në Departamentin e RAN.

Ne kete pozicion [FONT=&quot]punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:
[/FONT]

  • [FONT=&quot]Pjesmarrjen aktive në proceset e Planifikimit të Rrjetit 2G dhe 3G; analizen e studimit te mbulimit dhe percaktimin e planit fillestar per zgjerimin e rrjetit 2G e 3G; kryerjen e vizitave ne terren për të përcaktuar alternativën e duhur të stacioneve dhe studimin e tyre ne programin e planifikimit, pergatitjen e urdherave te punes te konfigurimit te stacioneve 2G/3G.[/FONT]
  • [FONT=&quot]Kryerjen e matjeve ne terren, verifikimin e mbulimit te rrjetit dhe treguesve kryesore të performancës për teknologjitë 2G dhe 3G dhe më pas përpunimin e rezultateve që dalin prej tyre me atë të programeve Tems/Actix. [/FONT]
  • [FONT=&quot]Përmirësimin e treguesve kryesorë të performancës së rrjetit nëpërmjet propozimeve për ndryshime ne konfigurimet harduerike/softwerike të stacioneve 2G dhe 3G;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Analizën e ankesave te klientëve për probleme të mbulimit në zonë nëpërmjet kryerjes së matjeve në terren, dhe propozimeve për përmirësime të rrjetit. [/FONT]

[FONT=&quot]Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:[/FONT]


  • [FONT=&quot]Diplomë universitare në Inxhinieri Telekomunikacioni;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Minimumi 2 vjet experiencë në Planifikimin dhe Optimizimin e rrjeteve të telefonisë celulare;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Eksperienca e mëparshme e punës në kryerjen e matjeve të frekuencave të rrjetit dhe njohja e programeve TEMS dhe Actix është e preferueshme;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Aftësi të mira analitike, planifikuese dhe vendimmarrëse;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Aftësi të mira raportuese;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Njohuri te shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur e të shkruar;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Leje drejtimi dhe mundësi për të udhëtuar dhe qëndruar larg vendbanimit nëse nevojitet;[/FONT]
  • [FONT=&quot]Aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi dhe pune në skuadër.[/FONT]
Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është 19 Tetor 2014.
 


Apply
Back
Top