Tirane, ofroj vend pune Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit, është aktualisht në kërkim për Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kontrollon dhe analizon transaksionet e kryera me karta për të identifikuar në kohë transaksionet e dyshimta me qëllim parandalimin e mashtrimeve;
- Kontrollon dhe analizon alertet e raportuara nga platforma e monitorimit të Fraud, Visa dhe Mastercard për raste fraud potencial;
- Përgjegjës për krijimin, përditësimin dhe fshirjen e rregullave në aplikacionin e Fraud Management;
- Siguron respektimin e afateve kohore (SLA) për trajtimin e rasteve të fraud-it, reklamimeve dhe chargeback-eve, në përputhje me rregulloret e Visa dhe Mastercard si dhe procedurat e brendshme të Bankës;
- Dokumenton në mënyrë të plotë dhe të strukturuar të gjitha rastet e fraud-it, vendimmarrjet e marra dhe veprimet e ndërmarra, duke siguruar gjurmë të qarta auditi (audit trail) dhe përputhshmëri me politikat e brendshme të Bankës;
- Merr pjesë aktive në projekte që lidhen me sigurinë e kartave, përfshirë përmirësimin e kontrolleve parandaluese dhe mekanizmave të mbrojtjes;
- Informohet mbi manualet e reja, mandatet, rregulloret dhe njoftimet e publikuara nga skemat ndërkombëtare të kartave (Visa &Mastercard), lidhur me trendet më të fundit të riskut dhe fraud-it, në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
- Propozon përmirësime në proceset operative dhe në rregullat e monitorimit, bazuar në analizën e rasteve të ndodhura, trendet e tregut dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme pune në parandalimin e mashtrimit dhe operacionet e kartave, me njohuri të mira mbi transaksionet me karta debiti dhe krediti, flukset e autorizimit dhe proceset operative që lidhen me kartat;
- Njohuri mbi rregullat dhe procedurat e Visa dhe/ose Mastercard, veçanërisht në fushën e fraud dhe chargeback;
- Përvojë pune me sisteme ose platforma për monitorimin e fraud;
- Njohuri shumë të mira mbi procedurat e monitorimit dhe parandalimit të fraud-it të kartave, përfshirë identifikimin e transaksioneve të dyshimta dhe menaxhimin e rasteve përkatëse;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të brendshme dhe palë të jashtme;
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun: https://eppc.al/aplikoni/
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.