• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë, Njësia Ligjore dhe Përputhshmërisë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Ofron këshilla / opinione ligjore si dhe intepreton dokumenta dhe informacione ligjore. Kryen mbrojtjen dhe përfaqësimin ligjor të rasteve në procese gjyqësore, mbikëqyr dhe ndjek ekzekutimin e çështjeve gjyqësore dhe këshillon respektivisht.


Përgjegjësitë Kryesore

  1. Raporton respektivisht për shkallën dhe statusin e secilës cështje gjyqësore;
  2. Përpilon dhe rishikion kontrata, marrëveshje, politika/procedura të brendshme, prokura, autorizime etj sipas kërkesave dhe bazuar në proçedurat në fuqi, duke u siguruar që ato të jenë në përputhje me kërkesat statuore dhe ligjore;
  3. Propozon ndryshime dhe/ose përpilon proçedura bazuar në rezultatet e rishikimeve;
  4. Mban marrëdhënie me palë të treta si notere, avokate etj, të cilët mund të kontaktohen nga kompania;
  5. Zhvillon dhe ndjek cështjet e përputhshmërisë në institucion duke përfshirë, por pa u kufizuar cështjet e parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit (AML/FT), cështjet e mbrojtjes së të dhënave personale, përputhshmërinë me kuadrin ligjor dhe rregullartor të Bankës së Shqipërisë, Autoriteti të Mibkëqyrjes Financiare dhe institucioneve të tjera;
  6. Monitoron zbatimin e kërkesave të përputhshmërisë, procesin e KYC (know your customer), rregulloren e AML/FT;
  7. Shqyrton dhe vlerëson, nën perspektivën e parandalimit te mashtrimit, implikimet që mund të kenë produktet, aktivitetet, proçeset dhe sistemet e reja/përditësuara në profilin e riskut të kompanisë në mënyrë që të sigurojë mjaftueshmërinë e mekanizmave të kontrollit të brendshëm si dhe duke shmangur vakume ne procese;
  8. Siguron analiza risku në kuadër të AML/FT për kompaninë dhe produkte në kuadër të AML/FT.
  9. Përgatit raporte, materialet për raportim pranë Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, etj
  10. Merr pjesë në trainimin e stafit mbi AML/FT dhe parandalimin e mashtrimeve me kredi;


Kërkesat për pozicionin:

  1. Preferohet 5 vjet eksperiencë në fushën përkatëse;
  2. Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare jo banka;
  3. Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi;
  4. Aftësi shumë të mira komunikimi & negociimi;
  5. Shumë i/e përgjegjshëm, me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
  6. Αftësi shumë të mira organizative.
  7. Diplomë universitare në Juridik.

Si të aplikoni:


Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 29 Prill 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top