• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Specialist i Lartë Finance



Përmbledhja e Pozicionit:


Roli i Specialist i Lartë Finance konsiston në përgatitjen e përgjithshme të pasqyrave financiare vjetore dhe mujore, në përputhje me standardet dhe procedurat e shoqërisë. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes, në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara për projektin përkatës që ka në ndjekje. Asiston në hartimin e buxhetit dhe biznes-planit të shoqërisë.



Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatit dhe konsolidon të dhënat financiare të projekteve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar;
  • Koordinon me ekipin e Kontabilitetit dhe Raportimit, për të marrë dhe analizuar të dhënat financiare nga çdo projekt për qëllime raportimi;
  • Sigurohet që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore për raportimin financiar për çdo projekt;
  • Kryen analiza financiare mbi të dhënat financiare të projektit për të identifikuar trendet, ndryshimet dhe fushat e përmirësimit;
  • Përgatit raportet financiare dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI) për çdo projekt për të mbështetur proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimin e performancës;
  • Përgatit raporte të veçanta të menaxhmentit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhje të performancës financiare;
  • Bashkëpunon me menaxherët e projekteve për të zhvilluar dashboard-e dhe matrica të veçanta të performancës;
  • Suporton në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve për nivelin ekzekutiv lidhur me performancën financiare të projekteve në tërësi (për qëllime të menaxhimit dhe të ortakëve);
  • Suporton në përgatitjen e analizave, raporteve dhe prezantimeve për palë të treta (p.sh. shoqëri menaxhuese të disa prej projekteve), përfshirë koordinimin me këto subjekte për raportimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës;
  • Përdor sistemet financiare dhe mjete të tjera të raportimit për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e raportimit financiar;
  • Identifikon mundësitë për përmirësim të proceseve dhe rritje të efikasitetit në raportimin financiar;
  • Bashkëpunon me ekipet e IT dhe kontraktorët e jashtëm për të optimizuar sistemet e raportimit financiar dhe për të siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave;
  • Siguron respektimin e raportimeve ligjore dhe kërkesave për deklarim të të dhënave financiare në përputhje me kërkesat ligjore;
  • Suporton në përgatitjen e të dhënave financiare të projektit për auditorët e jashtëm (të kompanisë dhe të grupit);
  • Përditësohet me ndryshimet në standardet e raportimit financiar, kërkesat e raportimit dhe praktikat më të mira të industrisë;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, si dhe propozon ndryshime për procedurat ekzistuese në funksion të punës;
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen.



Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë/Kontabilitet.

Kualifikime të tjera:

  • Të paktën 5 vite eksperiencë në profesion;
  • Çertifikime profesionale janë avantazh;
  • Eksperiencë në analiza financiare, përgatitje buxhetesh dhe raportime financiare;
  • Njohuri të thelluara në kontabilitet ndërkombëtar dhe standarde financiare;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e MS Excel (p.sh., analiza komplekse të të dhënave, VBA);
  • Eksperiencë me programe financiare dhe ERP (p.sh., Navision, Financa 5);
  • Aftësi në përdorimin e mjeteve analitike dhe të raportimit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip;



Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subject « Specialist i Lartë Finance »

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetem nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top