• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kujdesit Ndaj Klientit, Njësia e Kanaleve Alternative

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Call Center Financiar | RTN
  2. Sherbim Klienti
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Manaxhon në mënyre të sukseshme të gjitha kanalet digjitale të komunikimit dhe ndërveprimit me klientin. Zgjidh në mënyrë efektive problemet e klientëve, ankesat dhe kërkesat, duke konsideruar kënaqësinë e klientit si bazë qendër e çdo vendimi dhe sjellje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Trajton kërkesat dhe plotëson nevojat e klientit në mënyrë profesionale duke synuar të ofrojë përvojën më të mirë të klientit;
  • Kontribuon në mënyrë proaktive në gjenerimin e klientëve potencialë nëpërmjet telemarketingut dhe shërbimit të shkëlqyer;
  • Menaxhon në mënyrë efektive telefonatat promocionale drejt klientëve potencialë duke përfunduar në mënyrë të sukseshme procesin e shitjes dhe rritur angazhimin afatgjatë të klientit ndaj kompanisë;
  • Menaxhon në mënyrë efektive kanalet digjitale të komunikimit me klientët si telefonatat hyrëse, WEB Chat, Whatsapp Messenger, Rrjetet Shoqërore etj.
  • Ofron zgjidhje dhe informacion efektiv në ndërveprim me klientët duke trajtuar kerkesën/ ankesën e tyre shpejt dhe sigurt në përputhje me standartet në shërbim;
  • Ofron dhe propozon sugjerime inovatore për të zhvilluar dhe përmirësuar eksperiencën e klientit & procese të brendshme të këtij kanali.
  • Qëndron i/e përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;

Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në profilin e suportit ndaj klientit në shërbime financiare/bankare dhe kanaleve/platformave digjitale;
  • Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe ndërveprimit me klientin, së bashku me dëgjimin aktiv;
  • Aftësi organizative dhe të manaxhimit të kohës shumë të mira;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, sistematike;
  • Njohje shumë e mirë e biznesit në përgjithësi dhe natyrën e institucionit financiar në vecanti;

Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 7 Korrik, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top