• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Kontrollit të Kredisë, Departamenti i Riskut të Kredisë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Identifikon dhe zbulon shenjat e hershme paralajmëruese, pas disbursimit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë gjendjen financiare dhe ligjore të klientit kreditor të kompanisë dhe performancën e tyre të detyrimeve ndaj kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


  • Përgjegjës për të kryer vizitat verifikuese pas procesit të disbursimit të kredisë me qëllim verifikim e informacionit të nevojshëm që sjell vlerë në identifikimin e riskut të disbursimit të kredisë; Konfirmon se qëllimi/përdorimi i kredisë është ashtu si përcaktohet në Proçedurën e Kredisë; Siguron që të gjitha kreditë janë në përputhje me politikat e kreditimit në fuqi;
  • Kontrollon situatën e klientit pas disbursimit të kredisë, duke dhënë një opinion profesional në lidhje me gjendjen e klientit duke vlerësuar vërtetësinë e informacionit të prezantuar në komitet kredie;
    Verifikon fizikisht dosjen e kredisë, konfirmon dhe kontrollon vërtetësinë e çdo dokumenti në të, sipas listës së aprovuar të kontrollit dhe procedurave në fuqi;
    Përgatit raporte dhe kryen analiza financiare në përputhje me politikat dhe procedurat e kreditimit të kompanisë ose këshillon / trajnon stafin përkatës të përfshirë sipas rastit; Ofron opinion me qëllim përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara klientit;
    Trajnon dhe përgatit stafin e shitjes në lidhje me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në kreditimin cilësor.

    Kërkesat për pozicionin:
    Eksperiencë pune e preferueshme 3 vite në pozicionin oficer /analist kredie mikro / SE në një institucion financiar/bankë;
  • Aftësi shumë të mira për të nxjerrë dhe analizuar të dhëna, për të përmbledhur gjetje, duke përfshirë edhe kryerjen e rekomandimeve mbështetur mbi këto gjetje;
  • Njohje shume e mirë e proçesit të kredidhënies, mirëmbajtjes së kredisë dhe kontrolleve përkatëse që duhen ushtruar në çdo hap;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi; Saktësi dhe i kujdesshëm për detajet;
  • Aftësi të shkëlqyera trajnuese, raportuese & organizative;
  • Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;


Si të aplikoni:


Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 19 Dhjetor 2024, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top