• Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Përmbledhja e Pozicionit: Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve inventariale regjistrimin e faturave në sistemin NAV të kryera në përputhje me udhëzimet dhe proçedurat e shoqërisë.

Detyrat​

  • Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve dhe të blerjeve në sistemin NAV në afatet dhe cilësinë e kërkuar;
  • Garanton ekzistencen dhe marrjen e të gjithe informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga palet e treta;
  • Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshem sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga Kompania dhe legjislacioni në fuqi;
  • Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve;
  • Monitoron procesin e menaxhimit te inverntarit, rakordimet dhe investigon diferencat;
  • Rakordon xhirot ditore në cash me xhirot ditore në NAV;
  • Arkivon dokumentacionin fizik mujor;
  • Detyra të tjera sipas nevojës.

Kualifikimet​

  • Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
  • Eksperiencat e punës: 2 vite përvoje pune në kontabilitet/finance;
  • Njohuri të sistemit Navision (must);
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);

Shënime​

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit: hr@burgerking.al

Informacioni personal që do të plotësoni përmes aplikimit tuaj do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë specifike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për mbrojtjen e informacionit personal".
 


Apply WhatsApp
Back
Top