• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e të Burimeve Njërëzore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a kërkon të punësojë Specialist/e të Burimeve Njërëzore:

Detyrat​

  • Zbatimi dhe ndjekja e politikave të Burimeve Njerëzore dhe rregullores së Shoqërisë;
  • Rekrutim i stafit/ personelit punonjës, nëpërmjet nxjerrjes së njoftimeve online për vende vakante të shoqërisë ose të tjera nevoja të saj;
  • Kryerja e intervistave, me ndihmën e specialistëve sipas pozicionit të punës dhe përzgjedhja e kandidaturave të përshtatshme për t’u punësuar pranë shoqërisë;
  • Ndjekja e proçedurave të punësimit/ transferimit/ largimit të punonjësve, bazuar në Kodin e Punës dhe rregullores së shoqërisë;
  • Përgatitja dhe administrimi i dosjeve personale të punonjësve, fizikisht dhe elektronikisht;
  • Përgatitja dhe administrimi i procesit të listëprezencave mujore të personelit të shoqërisë;
  • Kryerja e procedurave të nevojshme për paisjen me leje pune, viza dhe leje qëndrimi për rekrutimin e punonjësve të huaj;
  • Plotësimi dhe administrimi i kontratave individuale të punës sipas formateve të shoqërisë;
  • Përpilimi i dokumentacionit ligjor, hartimi i deklaratave, korrespondencave dhe autorizimeve për nevoja të departamentit;
  • Ndjekja e të gjitha kërkesave ligjore (marrëdhëniet/ inspektimet e zyrës së punës);
  • Përgatitja dhe ndjekja e procedurës për dhënien e Lejes Vjetore për stafin;
  • Organizimi i punës në raste panairesh, konferenca apo pjesëmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit;
  • Çdo detyrë tjetër të kërkuar nga Eprorët në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, në profil Juridik ose Shkenca Sociale;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në Burime Njerëzore mbi 3 vite;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
  • Të ketë johuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të Kodit të punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizuese dhe të punuari në grup.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-n e tyre në adresën e email-it: hr.gjoka@gmail.com

Jeni të mirëpritur! Ju faleminderit!


Cel. : 0692064624
 


Apply WhatsApp
Back
Top