Tirane, ofroj vend pune Specialist/e të Burimeve Njërëzore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a kërkon të punësojë Specialist/e të Burimeve Njërëzore:
Jeni të mirëpritur! Ju faleminderit!
Cel. : 0692064624
Detyrat
- Zbatimi dhe ndjekja e politikave të Burimeve Njerëzore dhe rregullores së Shoqërisë;
- Rekrutim i stafit/ personelit punonjës, nëpërmjet nxjerrjes së njoftimeve online për vende vakante të shoqërisë ose të tjera nevoja të saj;
- Kryerja e intervistave, me ndihmën e specialistëve sipas pozicionit të punës dhe përzgjedhja e kandidaturave të përshtatshme për t’u punësuar pranë shoqërisë;
- Ndjekja e proçedurave të punësimit/ transferimit/ largimit të punonjësve, bazuar në Kodin e Punës dhe rregullores së shoqërisë;
- Përgatitja dhe administrimi i dosjeve personale të punonjësve, fizikisht dhe elektronikisht;
- Përgatitja dhe administrimi i procesit të listëprezencave mujore të personelit të shoqërisë;
- Kryerja e procedurave të nevojshme për paisjen me leje pune, viza dhe leje qëndrimi për rekrutimin e punonjësve të huaj;
- Plotësimi dhe administrimi i kontratave individuale të punës sipas formateve të shoqërisë;
- Përpilimi i dokumentacionit ligjor, hartimi i deklaratave, korrespondencave dhe autorizimeve për nevoja të departamentit;
- Ndjekja e të gjitha kërkesave ligjore (marrëdhëniet/ inspektimet e zyrës së punës);
- Përgatitja dhe ndjekja e procedurës për dhënien e Lejes Vjetore për stafin;
- Organizimi i punës në raste panairesh, konferenca apo pjesëmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit;
- Çdo detyrë tjetër të kërkuar nga Eprorët në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta, në profil Juridik ose Shkenca Sociale;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në Burime Njerëzore mbi 3 vite;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
- Të ketë johuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Preferohet të ketë njohuri të mira të Kodit të punës;
- Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizuese dhe të punuari në grup.
Jeni të mirëpritur! Ju faleminderit!
Cel. : 0692064624
Apply WhatsApp