Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Prokurimesh
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Ekonomist-Financier/e
- Inxhinieri
- Juridik | Drejtesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Eurondertim 2000 sh.p.k., me eksperiencë të konsoliduar në fushën e ndërtimit, shpall pozicion të lirë pune për Specialist/e Prokurimesh dhe Dokumentacioni Teknik të Zbatimit të Projekteve.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: hr.eurondertim2000@gmail.com
Detyrat Kryesore:
- Hartimi dhe përgatitja e dokumentacionit për prokurimet publike dhe private.
- Ndjekja e plotë e procedurave të prokurimit, nga faza e shpalljes deri në dorëzimin e dokumentacionit final.
- Koordinimi dhe mbledhja e dokumentacionit teknik dhe ligjor për dosjet e zbatimit të objekteve në ndërtim.
- Bashkëpunimi me departamentin teknik dhe projektues për përgatitjen e materialeve të kërkuara nga autoritetet kontraktore.
- Mbajtja dhe përditësimi i arkivës teknike dhe elektronike të dokumentacionit të zbatimit.
- Përfaqësimi i kompanisë pranë institucioneve publike dhe bashkëpunëtorëve privatë.
Kërkesat për Kandidatët:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Ekonomi, Juridik apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e prokurimeve dhe ndjekjes së dokumentacionit të zbatimit në projekte ndërtimi.
- Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe përpiluar dokumente në gjuhën shqipe, me drejtshkrim të saktë dhe formulime të qarta.
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).
- Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe menaxhimi të dokumentacionit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, nën presion dhe me afate kohore të përcaktuara.
- Përkushtim të lartë profesional.
Përfitimet Tuaja:
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Mundësi reale për rritje profesionale.
- Ambient dinamik pune në një kompani të konsoliduar në treg.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e emailit: hr.eurondertim2000@gmail.com
Apply