• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Burime njerezore - HR
  3. Ekonomist-Financier/e
  4. Juridik | Drejtesi
  5. Sociologji | Psikologji
AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË

Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:

Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore

Kërkesat kryesore:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Juridik ose Shkenca Sociale;
  • Preferohet të paktën 1 vit eksperiencë pune në fushën e burimeve njerëzore;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (në të shkruar dhe në të folur);
  • Aftësi të forta analitike dhe për përpunimin e të dhënave;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për të menaxhuar situata nën presion dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur;
  • Njohuritë baza vetë administrimit të punonjësve dhe mbajtjes së evidencës së orarit.
Detyrat kryesore:
  • Monitorimi dhe administrimi i të dhënave të prezencës për punonjësit që operojnë në Itali;
  • Verifikimi i korrektësisë së orëve të punës ,mungesave, pushimeve dh e të dhënave të tjera të lidhura me prezencat ditore/mujore;
  • Mbajtja dhe përditësimi i sistemit të regjistrimit të prezencave në përputhje me kërkesat e partnerëve italianë;
  • Përgatitja dhe dërgimi i raporteve te prezencave javore/mujore;
  • Asistencë dhe mbështetje për stafin në Itali lidhur me sqarime mbi të dhënat e prezencës;
Çfarë ofrojmë:
  • Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
  • Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
  • Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: hr@conadalbania.al (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet )ose të telefononi në numrin 068 905 8529.

Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.
 


Apply WhatsApp
Back
Top