• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore-Trajnimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
  2. Ekonomist-Financier/e
  3. Juridik | Drejtesi
  4. Sociologji | Psikologji
Eksperienca
vetem me eksperience
AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË

Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:

Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore-Trajnimeve

Kërkesat kryesore:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Juridik ose Shkenca Sociale;
  • Të ketë të paktën 1 (një) vit experience pune në fushën e Burimeve Njerëzore, me focus të veçantë në proceset e trajnimit të punonjësve (organizim, koordinim dhe ndjekje e trajnimeve);
  • Eksperienca në planifikimin, administrimin ose monitorimin e trajnimeve përbën avantazh;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht Excel;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, në të shkruar dhe në të folur;
  • Aftësi të forta analitike dhe për përpunimin e të dhënave;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për të menaxhuar situate nën presion dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri bazë mbi administrimin e punonjësve dhe mbajtjen e evidences së orarit të punës.
Detyrat kryesore:
  • Mbështetje në vlerësimin e nevojave për traini dhe në monitorimin e efektivitetit të trajnimeve të zhvilluara;
  • Përgatitja dhe përditësimi i dokumentacionit të trajnimeve (lista pjesëmarrjeje, raporte, materiale trajnimi);
  • Koordinimi dhe organizimi i trajnimeve për punonjësit, në bashkëpunim me strukturat e brendshme dhe partnerët e jashtëm;
  • Monitorimi dhe administrimi i të dhënave të prezencës për punonjësit që operojnë në Itali;
  • Verifikimi i korrektësisë së orëve të punës, mungesave, pushimeve dhe të dhënave të tjera të lidhura me prezencat ditore/mujore;
  • Mbajtja dhe përditësimi i sistemit të regjistrimit të prezencave në përputhje me kërkesat e partnerëve italianë;
  • Përgatitja dhe dërgimi i raporteve te prezencave javore/mujore;
  • Asistencë dhe mbështetje për stafin në Itali lidhur me sqarime mbi të dhënat e prezencës;
Çfarëo frojmë:
  • Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
  • Një ambient pune nxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
  • Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: hr@conadalbania.al (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet )ose të telefononi në numrin 068 905 8529.

Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjin 124/2024 Për mbrojtjen e të dhënave personale.
 


Apply WhatsApp
Back
Top