Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore-Trajnimeve
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
- Ekonomist-Financier/e
- Juridik | Drejtesi
- Sociologji | Psikologji
- Eksperienca
- vetem me eksperience
AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË
Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:
Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerezore-Trajnimeve
Kërkesat kryesore:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Ekonomi, Juridik ose Shkenca Sociale;
- Të ketë të paktën 1 (një) vit experience pune në fushën e Burimeve Njerëzore, me focus të veçantë në proceset e trajnimit të punonjësve (organizim, koordinim dhe ndjekje e trajnimeve);
- Eksperienca në planifikimin, administrimin ose monitorimin e trajnimeve përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës MS Office, veçanërisht Excel;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, në të shkruar dhe në të folur;
- Aftësi të forta analitike dhe për përpunimin e të dhënave;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Aftësi për të menaxhuar situate nën presion dhe për të vepruar në mënyrë të pavarur;
- Njohuri bazë mbi administrimin e punonjësve dhe mbajtjen e evidences së orarit të punës.
- Mbështetje në vlerësimin e nevojave për traini dhe në monitorimin e efektivitetit të trajnimeve të zhvilluara;
- Përgatitja dhe përditësimi i dokumentacionit të trajnimeve (lista pjesëmarrjeje, raporte, materiale trajnimi);
- Koordinimi dhe organizimi i trajnimeve për punonjësit, në bashkëpunim me strukturat e brendshme dhe partnerët e jashtëm;
- Monitorimi dhe administrimi i të dhënave të prezencës për punonjësit që operojnë në Itali;
- Verifikimi i korrektësisë së orëve të punës, mungesave, pushimeve dhe të dhënave të tjera të lidhura me prezencat ditore/mujore;
- Mbajtja dhe përditësimi i sistemit të regjistrimit të prezencave në përputhje me kërkesat e partnerëve italianë;
- Përgatitja dhe dërgimi i raporteve te prezencave javore/mujore;
- Asistencë dhe mbështetje për stafin në Itali lidhur me sqarime mbi të dhënat e prezencës;
- Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
- Një ambient pune nxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
- Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjin 124/2024 Për mbrojtjen e të dhënave personale.
Apply WhatsApp