• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Mbështetje IT (Helpdesk IT)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxh. Telekomunikacioni
  3. IT | TIK | Informatike Ekonomike
  4. IT Adminsitrim Rrjeti
  5. IT Teknike | Kompjutera
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi i Punës: Specialiste e Mbështetjes It (Helpdesk IT) ka për detyrë të ofrojë ndihmë dhe mbështetje teknike për sistemet e teknologjisë së informacionit brenda kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

· Ofron mbështetje të nivelit të parë (Help Desk / Service Desk) për përdoruesit në zyrë dhe në dyqane.
· Diagnostikon dhe zgjidh probleme të thjeshta me: PC, printera, POS, email, rrjet dhe aplikacione.
· Përgatit dhe mirëmban udhëzues të thjeshtë për përdoruesit (user guides).
· Diagnostikimi dhe zgjidhja e çështjeve teknike, përfshirë problemet e hardware dhe software.
· Sigurimi i të dhënave dhe mbrojtës së rrjetit nga sulmet kibernetike.
· Përditësimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit Teknik dhe regjistrave të inventarit.

Kërkesat dhe Kualifikimet
  • Diplomë Bachelor (ose studime në vazhdim) në Teknologji Informacioni, Informatikë, Inxhinieri Elektronike ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë të paktën dy vjeçare në role të ngjashme.
  • Njohuri bazë mbi:
    • Sistemet operative Windows 10/11
    • Paketën Microsoft Office (Word, Excel, Outlook, Teams)
    • Rrjetet kompjuterike (LAN, Wi-Fi, printera në rrjet)
    • Pajisjet kompjuterike dhe periferike (laptopë, printera, POS)
  • Njohuri mbi konceptet bazë të ITIL (Incident Management, Service Requests) është avantazh.
  • Njohuri të gjuhës angleze teknike (për lexim manualesh dhe dokumentacioni).
Aftësitë e nevojshme
  • Menaxhimi i kohës dhe prioritizimi i detyrave.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Njohuri bazë mbi konfigurimet software dhe hardware.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata stresuese.
Mënyra e Aplikimit

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-in e tyre në adresën e emaili-it: burime.njerezore@pronatyra.al ose në nr kontaktit 069 408 9912.
 


Apply WhatsApp
Back
Top