• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketing

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Stadiumi Dinamo | Sheshi Willson
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti.
Një skuadër profesionale është çelësi i suksesit tonë. Aktualisht kërkojmë të na bashkohet me ne një Specialist/e Marketing.
Nëse po kërkoni një skuadër sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:

Detyra dhe përgjegjësi:
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive marketing si dhe buxhetit marketing për vetë kompaninë si dhe për projektet e saj.
  • Hartimi planeve kontrete marketing me objektiva specfike duke përdorur në mënyrë efiçente kanalet marketing.
  • Krijimi i fushatave të suksesshme marketing si dhe monitorimi i rezultatave të tyre.
  • Realizimi i studimeve të tregut dhe konsumatorit, analiza e të dhënave, trendeve, duke i kombinuar me paktikat më të mira marketing.
  • Pasurimin dhe mirëmbajtjen e databaseve të të dhënave të kompanisë për online marketing.
  • Hartimi strategjisë dhe menaxhimi i social media.
  • Pasurimi i faqes zyrtare web të kompanisë me informacione të vazhdueshme dhe relevante për sektorin.
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë universitare në degët marketing, menaxhim biznesi ose degë të lidhura me to.
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim
  • Eksperiencë të mëparshme pune në marketing për të paktën 1 vit.
  • Të jetë kreativ/e.
  • Preferohet të ketë njohuri të mira në Photoshop, Ilustrator ose programe të ngjashme.
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarit janë të lutur të paraqesin CV-në e tyre në adresën e email-it: info@inovess.al
 


Apply
Back
Top