• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Finance

FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale.
Kompania kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në pozicionin Specialist/e Finance.

Përmbledhje e pozicionit:
Specialisti i Financës ndjek nga pikëpamja financiare kompaninë, ka në fokus blerjet, furnitorët, inventarët, përgatitjen e raporteve etj.

Përgjegjësitë kryesore:

· Regjistrimi/kontabilizimi i faturave të blerjes dhe importeve në sistem;
· Regjistrimi/kontabilizimi i veprimeve të bankës dhe arkës në sistem;
· Celja e artikujve, furnitorëve, aktiveve afatgjata në sistem si dhe klasifikimi i tyre në mënyrën e duhur;
· Rakordimi dhe ndjekja e kartelave të furnitorëve;
· Verfikimi dhe kontrolli i vazhdueshme i diferencave të inventarit;
· Kryerja e inventarizimeve fizike në mënyrë periodike;
· Kontrolli i faturave të blerjes në sistemin e fiskalizimit;
· Raportimi periodik mbi situatën e kartelave të furnitorëve, inventarit etj.

Edukimi:

· Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;

Aftësitë e kërkuara:

• Të ketë 1-2 vite eksperiencë pune në këtë fushë;
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketes Microsoft Office si dhe te programeve Bilanc Online dhe Financa 5;
• Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
• Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia;
•Të jetë e aftë të punojë në grup.

Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [B]hr@fmreklama.al[/B] brenda datës 15 Shkurt.

*Të interesuarit preferohet ti bashkangjisin aplikimit dhe nje kopje te Diplomës, Listën e Notave dhe dokumenta të tjera që tregojnë certifikimin e trajnimeve të kryera.
 


Apply WhatsApp
Back
Top