• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Finance / Blerje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë,
është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Finance / Blerje

Qëllimi i Pozicionit


Të sigurojë administrimin dhe monitorimin e proceseve financiare të blerjeve, duke garantuar saktësinë e dokumentacionit, regjistrimin korrekt të transaksioneve dhe përputhshmërinë me procedurat e kompanisë.
Nëse keni eksperiencë në financë dhe procese të blerjeve, si edhe dëshironi të kontribuoni në një kompani lider në treg, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
  • Verifikimi dhe regjistrimi i dokumentacionit financiar që lidhet me blerjet.
  • Rakordimi i faturave dhe dokumenteve të furnitorëve.
  • Monitorimi i pagesave dhe detyrimeve ndaj furnitorëve.
  • Përgatitja e raporteve financiare mbi blerjet.
  • Bashkëpunimi me departamentin e Blerjeve dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së të dhënave.
  • Zbatimi i procedurave financiare dhe politikave të kompanisë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
  • Njohuri të mira të proceseve të blerjeve dhe kontabilitetit.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
  • Përvoja me sisteme ERP (Navision përbën avantazh).
  • Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi.

Çfarë ofron Megatek

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale.
  • Paketë konkurruese përfitimesh.
Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email: humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Cel. : +355694022492
 


Apply WhatsApp
Back
Top