• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Financë / Thesar

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Vore | CityPark | Megatek
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë,
është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:

Specialist/e Financë / Thesar

Qëllimi i Pozicionit


Specialisti Finance / Thesar, do të jetë përgjegjës për administrimin e flukseve financiare dhe operacioneve të përditshme të thesarit, duke garantuar saktësi dhe kontroll financiar në përputhje me standardet e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
  • Monitorimi dhe planifikimi i cash flow
  • Kryerja e pagesave ndaj furnitorëve dhe detyrimeve të tjera
  • Regjistrimi dhe ndjekja e arkëtimeve
  • Rakordimi i llogarive bankare dhe financiare
  • Përgatitja e raporteve financiare periodike
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e tjera për planifikim financiar
  • Zbatimi i procedurave dhe politikave të brendshme financiare
Kualifikimet dhe Përvoja
  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel
  • Njohuri në programe financiare/kontabël (p.sh. Financa 5, Alpha, etj. – avantazh)
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative
  • Integritet dhe përgjegjshmëri e lartë

Çfarë ofron Megatek

  • Ambient pune profesional dhe dinamik
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
  • Trajnime të vazhdueshme
  • Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
Procedura e Aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
  • CV të detajuar
📧 Email:humanresources@megateksa.com
📞 Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492
ose
📮 MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Cel. : +355694022492
 


Apply WhatsApp
Back
Top