• Tirane, ofroj vend pune specialist burime njerezore

Kompania Brunes sh.p.k ,nje kompani lider ne fushen e mobilimit dhe tregetimit te hidrosanitareve dhe pllakave,ne saje te zgjerim te aktivitetit,
kerkon kandidate potencial per pozicionin Arkitekt/e Interior Design
Pozicioni: Specilist i Burimeve Njerëzore

Përmbledhje: Specilist i Burimeve Njerëzore ka funksion bazë funksionimin e të gjitha programeve të Burimeve Njerëzore në shoqëri, përgatit strategjitë e programeve të BNJ, përgatitje e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
· Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, përgatit JD në bashkëpunim me drejtorët e departamenteve, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
· Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës, pagat, kryen deklarimet perkatëse në zyrën e punës dhe tatim-taksa;
· Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
· Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
· Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
· Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
· Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
· Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës nga stafi sipas Qarkorës së Brendshme për Listeprezencën;
· Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
· Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.


Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në degën Juridik;.
Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme në fushën e menaxhimit te BNJ.

Kualifikime të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Aftësi për të koordinuar punën;
· Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.


Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@brunes.al

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Brunes sh.p.k
Adresa: Autostrada "Tirane-Durres",Km 7
Tirana, Albania
[COLOR=#000000]hr@b[/COLOR]runes.al




image.php


Cel. : 0664011003
 


Apply
Back
Top